Ketu tekstin mund ta lexoni ne Shqip
Kosovski portal Insajderi.com uglavnom se bavi istraživačkim novinarstvom i objavio je dosad nekoliko tekstova o raznim kriminalnim aferama koje su potresle Kosovo, a u koje su uključeni visoki predstavnici vlasti i mafijaške grupe. Zbog svega toga urednici portala često su bili meta fizičkog napada.
Onedavno, portal je počeo pripremati ekskluzivnu dokumentarnu televizijsku seriju pod nazivom InDoks (Insajderi dokumentar Kosova) koja će se jednom sedmično emitovati na privatnoj televiziji Dukagjini koja ima veliku gledanost.
Ideju, ciljeve i sadržaj serijala za Media Daily objašnjava autor, poznati istraživački novinar, Visar Duriqi. On se dugo bavi istraživačkim novinarstvom, a zadnjih godina bio je uključen u uspješne TV projekte kao što je projekt Zona Express, takođe dokumentarni serijal koji je pripremao drugi portal – Gazeta Express.
U fokusu serijala je Republika Kosovo. Međutim, kaže Duriqi, InDoks neće ostati samo na tome. Najnovija epizoda, emitovana u sklopu InDoksa, je Balkanska bitka: Ubij novinara! koja opisuje stanje u kojem rade novinari na Balkanu. U toj epizodi najpoznatiji novinari iz regiona govore o stanju profesije i novinarima u ovom regionu.
Ovaj dokumentarac opisuje u kakvoj se situaciji nalaze novinari na Balkanu i otkriva detalje o slučajevima kada su novinari izgubili život.
Naime, niko nije podržao novinara Artana Ramu kada je njegova TV emisija Publicus prekinuta zato što je ispričala drukčiju priču o smrti 17-godišnjeg Ardita Đoklaja u jednom gradilištu. U to sve je bila uključena jedna privatna firma koja ima jake veze sa Gradskim većem Tirane. Optužbe su bile da je sam gradonačelnik Erion Velija censurisao ovu emisiju.
U 50 minuta tog dokumentarca govori se detaljnije o, s jedne strane, istini koju iznose novinari, a s druge strane, o bitci koju protiv njih vode političari, mafija i organizovani kriminal zajedno. Koliko je novinara ubijeno na Kosovu, a koliko u državama regiona? Kako se desilo to da u svim slučajevima ubistva novinara ili se nikada ne otkriju ubice, ili kriminalci nikada ne dobiju zasluženu kaznu? Koji su aktuelni lideri na Balkanu koji su imali najveće skandale u odnosima sa novinarima? Kako se danas ubijaju novinari i u Evropi, i da li se i Zapad “balkanizuje”?
Ekskluzivno za InDoks na ova pitanja u tom dokumentarcu odgovaraju najpoznati novinari iz ovog regiona.
Među drugim dokumentarcima je i Izgradnja na krvi. Radi se o opširnom istraživanju o tome kakva je situacija radnika u privatnom sektoru, posebno onih u sektoru izgradnje na Kosovu. Objavljene su jezive činjenice kako svakog meseca umire po jedan radnik na Kosovu i kako se događa to da nijedan vlasnik privatne kompanije u kojima umiru radnici ne završi u zatvoru.
Jedan od ranijih dokumentaraca bavio se detaljnim istraživanjem o porodici bivšega predsednika Ibrahima Rugove i njihovoj implikaciji u teškim kriminalnim aferama, posebno o umešanosti njegova mlađeg sina Ukë. Pronto Grande je dokumentarac koji se bavi ovom temom i pokazuje koliko je i danas u politici jaka grupa Uka Rugove i koje su njegove veze s aktuelnim premijerom Kosova Ramušom Haardinajem.
Bitka pacifista je dokumentarac koji je InDoks pripremao kao analizu o najstarijoj partiji od početka pluralizma na Kosovu, Demokratskom savezu Kosova (LDK). U ovoj epizodi, kako kaže autor, donosi se jedna sasvim drugačija istorija od one o kojoj su Kosovari navikli da slušaju do sada kada je reč o LDK-u Ibrahima Rugove. Govori se o istoriji koja vodi do privilegovane klase Albanaca pod režimom Josipa Broza Tita i o jakoj vezi ove partije sa gangsterima i kriminalcima iako se stranka predstavlja kao pacifistička.
Jedna od epizoda InDoksa koja je privukla veliku pažnju publike bila je Zločin i stid. To je ekskluzivni dokumentarac o možda najvećem posleratnom zločinu na Kosovu – manipulaciji sa statusom veterana rata OVK. To je zločin u koji su uključene na desetine hiljada prevaranata i dobitnika i zločin zbog kojeg državi Kosovo preti bankrot. Naime, osobe koje su uspele da dobiju dokumenta da su veterani rata OVK, a zapravo to nisu, zaradiće penzije čija ukupna vrednost može doseći do 100 milijona evra svake godine.

Duriqi kaže da se InDoks bavi i aktuelnim temama. Telenovela sa Turcima je dokumentarac posvećen skandalu sa deportovanjem šestorice turskih državljana optuženih da su gulenisti (protivnici i neprijatelji turskog predsednika Recepa Tayyipa Erdoğana). To je istorija koja prvi put direktno spominje ime Hashima Thaçija (aktuelnog predsednika Kosova) kao čoveka uključenog u ovu veoma sumnjivu akciju koja može ubuduće naneti veliku štetu Kosovu, imajući u vidu da osim što su prekršeni domaći zakoni, prekršene su i međunarodne konvencije, a akcija je izvedena za račun turskog predsednika.
Ludi patrioti, kaže Duriqi, među prvim je dokumentarcima koji imaju po dve epizode. Radi se o grupi kriminalaca koja je planirala masovne egzekucije albanskih lidera, i to ne samo na Kosovu. Navodno, njihov je cilj bio pokrenuti opštenarodnu revoluciju Albanaca da imaju jednu zajedničku državu – Veliku Albaniju. Dokumentarac nosi ovaj naslov zato što su lidere ove grupe, koji su sebe nazvali “Oko naroda”, lekari proglasili – ludima.
Kako objašnjava Durići, InDoks već priprema istraživanja za buduće dokumentarce koji će se baviti: milionskim sumama koje su nestale za vrijeme rata na Kosovu, OVK-om, posleratnim ubistvima poznatih ličnosti LDK-a, zločinima međunarodnih predstavnika na Kosovu, UNMIK-om i EULEX-om. Neće zaboraviti ni zločine koji se i danas nastavljaju kao što je zločin “ekspropriacije” za gradnju javnih objekata kao što su autostrade i rudnici uglja. To su zločini koji oštećuju državni budžet za milione evra i u koje su direktno uključeni politički lideri Kosova, zaljučuje autor dokumentarnih serijala Visar Duriqi.
Portal me seriale ekskluzive televizive
Portali kosovar “Insajderi.com” i cili kryesisht merret me gazetari hulumtuese, dhe ka publikuar disa tekste në vazhdime mbi aferat e ndryshme kriminale të përfaqësuesve të lartë të pushtetit, të cilat e kanë tronditur Kosovën, e për çka redaktorët e portalit shpesh janë cak i sulmeve fizike, së shpejti ka nisur të përgatis dhe emetoj seriale EKSLKUZIVE DOKUMENTARE televizive me emërtimin “InDoks” (Insajderi dokumentar Kosova) që do të emetohen një herë në javë në televizionin privat “Dukagjini”, i cili ka shikueshmëri të madhe.
Idenë, qëllimin dhe përmbajtjen e serialeve për portalin Mediadaily.biz, i sqaron autori, gazetari i njohur hulumtues, Visar Duriqi.
InDoks është një emision që do të prodhoj dokumentare që do të transmetohen një herë në javë. Është prodhim i Gazetës Online Insajderi.com me autor Visar Duriqi, i cili ka vite që merret me gazetari hulumtuese dhe vitet e fundit ka qenë i përfshirë në projekte të suksesshme televizive, sic ishte projekti i fundit “Zona Express”, po ashtu seri e dokumentarëve. Në fokus është Republika e Kosovës.
Por, thotë Duriqi, InDoks nuk do të mbetët veç në Kosovë. Episodi më i ri i transmetuar nga InDoks ka qenë “Beteja Ballkanike: Vrite Gazetarin!”, që është një dokumentar për gjendjen e gazetarëve në Ballkan. Në të janë intervistuar gazetarët më eminentë nga regjioni dhe janë sjell fakte të gjendjes së këtij profesioni dhe të vetë gazetarëve në këtë regjion.
Ai sqaron se është ky një dokumentar që do të trajtojë situatën e gazetarëve në Ballkan dhe zbulohen detaje nga rastet më të rënda ku gazetarët humbën jetën. Askush në të vërtetë nuk i doli në krah gazetarit Artan Rama kur emisioni i tij “Publicus” u ndërpre se po trajtonte historinë tjetër të vdekjes së 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në një kantier punimesh ku qe përfshirë një kompani private me lidhje të forta me Bashkinë e Tiranës. Akuzat ishin se vetë Kryebashkiaku Erion Velija censuroi këtë emision.
Sipas tij, në 50 minuta të dokumentarit InDoks flitet më në detaje për Betejën Ballkanike bardh e zi. Për të vërtetën nga ana e gazetarëve në një anë, dhe betejën kundër tyre nga ana e politikanëve, mafias dhe krimit të organizuar bashkë, në anën tjetër
Sa gazetarë janë vrarë në Kosovë e sa në shtet në regjion?
Si u bë që në të gjithë rastet e vrasjes së gazetarëve, ose kurrë nuk zbulohen vrasësit, ose kriminelet kurrë nuk e marrin dënimin e merituar?
Cilët janë liderët aktual të Ballkanit që kanë pasur skandalet më të mëdha në raport me gazetarët?
Si po vriten gazetarët tash edhe në Evropë, dhe a po ‘Ballkanizohet’ edhe Perëndimi?
Ekskluzivisht për InDoks dhe për këtë dokumentar flasin gazetarët më eminent nga ky regjion, nënvizon Duriqi.
Ai cek se ndër dokumentaret e tjerë ka qenë edhe “Ndërtim mbi gjak”, që është një hulumtim i thellë mbi situatën e punëtorëve në sektorin privat, e në veçanti i atyre në fushën e ndërtimtarisë në Kosovë. Janë publikuar fakte rrëqethëse se si për çdo muaj vdes nga një punëtorë në Kosovë dhe si ndodh që asnjë pronarë kompanie private të cilëve iu vesin punëtorët nuk qëndron në burg.
Një nga dokumentaret e më hershme ai e përmend edhe një hulumtim të thellë mbi familjen e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe implikimin e tyre në afera të rënda kriminale, në veçanti implikimin e djalit të tij të vogël, Ukës. “Pronto Grande” është një dokumentar që në veçanti trajton këtë temë dhe se sa i fuqishëm është grupi i Ukë Rugovës edhe sot në Pulitke dhe cilat janë lidhjet e tij me Kryeministrin Ramush Haradinaj, thotë Duriqi.
”Beteja e pacifistëve” është një dokumentar që InDoks e ka përgatitur si analizë për partinë më të vjetër të pluralizmit në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në këtë episod InDoks sjell një histori krejt ndryshe të asaj që kosovarët janë mësuar ta dëgjojnë deri tash për LDK-në e Ibrahim Rugovën vetë., për një histori që çon deri te klasa e privilegjuar e shqiptarëve nën regjimin e Josip Broz Titos dhe lidhjet e fuqishme të kësaj partie më gangsterë e kriminelë, ani pse partia mëton të paraqitet pacifiste.
Duriqi thotës e një nga episodet e InDoks që ka marrë shumë vëmendje të publikut ka qenë edhe “Krim dhe Turp”, që është një dokumentar ekskluziv për njërin nga ndoshta krimet më të mëdha të pasluftës në Kosovë- manipulimin me statusin e veteranit të UÇK-së. Është një krim ku janë të përfshirë dhjetëra-mijëra mashtrues e përfitues dhe krim që rrezikon ta falimentojë shtetin e Kosovës pasi që këta persona që arritën të marrin dokumente që janë veteranë të UÇK-së, e që nuk janë në të vërtetë, do të përfitojnë pensione vlera e të cilave mund të arrijë në 100 milionë euro çdo vit.
Sipas tij, InDoks merret edhe me tema aktuale. “Telenovelë me turq” është një dokumentar kushtuar skandalit të deportimit të 6 shtetasve turq të akuzuar si gylenistë. Është një histori që për herë të parë e përmend direkt emrin e Hashim Thaçit si njeri i përfshirë në këtë veprim shumë të dyshimtë që mund ta dëmtojë Republikën e Kosovës shumë në të ardhmen duke pasur parasysh që pos që janë shkelur ligjet vendore, janë shkelur edhe konventat ndërkombëtare gjatë këtij veprimi që u bë për hesap të Rexhep Tayp Erdogan që konsiderohet se po udhëheq me diktaturë në Turqi.
“Patriotë të çmendur” është një nga dokumentarët e parë të InDoks që është i realizuar në dy episode njëri-pas-tjetrit, shton Duriqi. Është një histori mbi një grup kriminal që po planifikonte ekzekutime masive të liderëve shqiptarë jo vetëm në Kosovë, e që për qëllim kishte kinse një revolucion mbarëkombëtare të shqiptarëve për të pasur një shtet të përbashkët, Shqipërinë e Madh. Dokumentari ka këtë titull për shkak se vetë lideri i këtij grupi, që e emërtuan veten si “Syri i Popullit”, është shpallur i çmendur nga mjekët.
InDoks është duke përgatitur hulumtimet e dokumentarëve të së ardhmes që nisin nga milionat e parave të dhëna e të zhdukura për luftën në Kosovë, për UÇK-në, për vrasjet e pasluftës së figurave të LDK-së, për krimet e përfaqësueseve ndërkombëtarë në Kosovë, si UNMIK-u e EULEX-, por pa harruar dhe krimet që janë duke vazhduar tash siç është krimi me procesin e “shpronësimeve” për ndërtime të projekteve publike siç janë autostradat e minierat e qymyrit. Janë krime që prekin buxhetin e shtetit për miliona euro e ku direkt janë të përfshirë liderët politikë kosovarë, përfundon autori i serialeve dokumentare TV, Visar Duriqi.